LAJME

Takim pune Sherbimi Meteorologjik Ushtarak

Në  kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, Prefekti i Qarkut Shkodër, Z.Çesk Millja, shoqëruar nga stafi i angazhuar në projekt, zhvilluan me dt.08.01.2019 një takim pune në stacionin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Shkodër, si një nga institucionet përfituese të përfshira në këtë projekt. Në takim ishin të pranishëm drejtori i ShMU Shkodër, Z.Gani Senaj si dhe punonjës të tjerë të këtij shërbimi, të cilët njohën më nga afër dhe në detaje të pranishmit në takim. Përgjegjësi i sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Prefekturës së Qarkut, Z.Pllum Dani dhe Z.Andris Tufi, në rolin e koordinatorit të projektit, pasi u njohën me pajisjet në dispozicion të këtij shërbimi dhe problematikat e tyre, duke vlerësuar kontributin e padiskutueshë dhe rëndësinë e veçantë që ky shërbim paraqet në njoftimin e hershëm të situatave emergjente me skenar reshjet e dendura dhe përmbytjet, shprehen mbështetjen e tyre të plotë në përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve pranë kësaj njësie, sipas mundësive të parashikuara në fazën e hartimit të projektit.

 

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

 

Shpërndaje: