LAJME

Informacion mbi situaten e krijuar nga reshjet e dëborës

Informojmë se me dt.10.01.2019 është organizuar mbledhja e KECQ në të cilën morën pjesë të gjithë anëtarët e KECQ dhe dy depudetët e Shkodres Z.Lorenc Luuka dhe Romeo Gurakuqi. Qellimi i ketij takimi ishte për të analizuar masat e marra nga bashkitë për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet në të gjithë territorin e Qarkut.

Të gjithë anëtaret e drejtuesit e bashkive raportuan për masat e marra duke informuar se kanë hartuar planet e emergjencës dhe kanë mbledhur komisionet në nivel bashkie për të monitoruar situatën në territoret e përgjegjësive të tyre.

Nga të dy deputetët u ngrit shqetësimi për të qenë më prezent strukturat e nivelit qendror për krijimin e kushteve të komunitetit për të levizur nëpër të gjitha akset pamvarësisht nga reshjet si dhe u kërkua shpallja e emergjencës së pjesëshmë meqenëse një përqindje e konsiderueshme e komunitetit të zonave malorë është e izoluar nga dëbora.

Në Bashkinë Shkodër vazhdon rënia e dëborës. Kjo gjë ka bërë që në Qytet trashësia e krijuar të jetë rreth 10 cm. Po punojnë 4 fadroma të Ujësjellës Kanalizimeve për pastrimin e rrugëve urbane nga dëbora. Një fadromë e madhe, një borëpastruese dhe 3 gredera  po punojnë për pastrimin e dëborës në të gjitha rrugët e qytetit.   

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve dhe  të Shërbimeve Publike vazhdojnë të  punojnë për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve dhe shpërndarjen e kripës së nevojshme. Nuk ka probleme të furnizimit me energji elektrike, qendrat shendetesore funskionojne normalisht dhe procesi mesimor me pak numer të reduktuar nxënësish                                                                                                                                                                       

Njësia Administrative Dajç:

Rrugët janë të kalueshme. Probleme me energjinë elektrike nuk ka vetëm në fshatin Darragjat . Në fshatrat e tjera ka.  Nuk ka probleme me ujin e pijshëm. Qendrat shëndetësore funksionojnë.  Procesi mësimor vazhdon normalisht edhe pse me numër të pakët nxënësish.

Njësia Administrative Velipojë:

Rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Procesi  mësimor vazhdon normalisht. Qendrat shëndetësore janë të hapura. Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht.

Njësia Administrative Ana e Malit

Rrugët brenda Nj. Ad. janë të kalueshme.  Ka energji elektrike. Nuk ka probleme me ujin e pijshëm.  Procesi mësimor vazhdon normalisht, por me numër të ulët frekuentimi të nxënësve. Qendrat shëndetësore të hapura. Në rrugën nacionale Ura e Bunës – Muriqan nuk  ka prani dëbore.

Njësia Administrative Bërdicë:

Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Ka energji elektrike. Mësimi vazhdon normalisht. Qendrat shëndetësore janë të hapura.  Furnizimi me ujë të pijshëm funksionon normalisht.

Njësia Administrative Rrethina:                                                                  

Rrugët janë të kalueshme. Rekomandohet që në disa fshatra periferike të njesisë lëvizja të bëhet e moderuar sipas situatave dhe përdoruesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar. Ka energji elektrike. Mësimi vazhdon normalisht, por me numër të ulët nxënësish.  Qendrat shëndetësore janë të hapura.

Njësia Administrative Postribë:   

Rrugët janë të kalueshme. Energji elektrike ka. Po punohet për mbajtjen hapur në mënyrë të vazhdueshme  të rrugëve me mjetet  e Bashkisë dhe punonjësit e njësisë vendore. Dy fadroma po punojnë  në  aksin  rrugor Ura e Mesit-Prekal dhe një në rrugët e brendshme të Njesisë Administrative.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Rruga Guri i Zi- Shkodër ka prani dëbore ndërsa Guri i Zi – Mjedë është shkrirë. Ka energji elektrike. Mësimi  zhvillohet ndonëse me numër të ulët të nxënësve. Qendrat shëndetësore funksionojnë normalisht.

Njësia Administrative Pult:

Vazhdojnë reshjet e dëborës. Aktualisht ka 40 cm borë. Rruga që lidh Njësinë Administrative me qytetin e Shkodrës është e kalueshme, po punohet për mbajtjen  hapur në mënyrë të vazhdueshme me një fadromë në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës. Ka energji elektrike. Procesi mësimor nuk zhvillohet.  Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shosh:

Në Malin e Shoshit ka rreth 80 cm borë. Rruga që lidh qendrën e Nj. Ad. me  fshatin Kir është e pakalueshme në segmentin Mali i Shoshit. Dy fadroma po punojnë për hapjen e këtij segmenti të bllokuar.  Në fshatra ka 40-50 cm borë. Procesi mësimor nuk  zhvillohet.  Ka energji elektrike. Nuk ka shërbim shëndetësor.

Njësia Administrative Shalë:

Në këtë NJA, rreth 40 cm borë. Rruga që lidh Nj. Ad. me qytetin e Shkodrës është e pakalueshme nga bllokimi në Malin e Shoshit.  Ka energji elektrike.  Mësimi në shkolla nuk zhvillohet. Infermierët janë në punë.

Problematike vazhdon të ngelet segmenti Qafe Thore – Thethe i cili nuk mund të zhbllokohet për shkak të veshtirësive që paraqet ky segment prej orteqeve dhe temperaturave të ulta dhe erërave të forta.

Në territorin e bashkisë Malësi e Madhe:

1.      NjA Kelmend: Trashesia e.bores ka arrit 1m. Aksi i rruges Tamare -Vermosh eshte i kalueshem me zinxhir. Ne kete aks jane perqemdruar 1 borepastruese dhe 1 fadrome. Problem mbeten vetem  Leqet e Hotit qe jane te bllokuara. Po punohet per zhbllokimin e tyre, nuk kane energji elektrike.

2.      Nj.A Shkrel, trashesia e bores arrin 70 cm. Problem mbetet furnizimi me energji elektrike e cila mungon qe me dt.09.01.2019.ne te gjithe njesine. Po vazhdon puna nga OSHE per riparimin e saj. Eshte nderprere procesi mesimor në të gjithe teritorin e Bashkise. Problem mbeten hapja e rrugeve rurale ne te gjithe Bashkine. Shprehin shqetësimin për punën e dobet e 2 firmave kontraktuese "Geci" dhe "Abazi" te cilat operojne vetem me nga 1 mjet.

Nëbashkinë Vau-Dejës.

1.      Njesia Administrative Temal. Fshati Toplane nuk ka energji elektrike, shkollat nuk funksionojne. Në fshatrat Temal, Kishe dhe Arre nuk funksionojne shkolla. Ka energji elektrike. Rruga Koman Qafalaq eshte e kalueshme me zingjir, ka energji elektrike.

2.      Njesia Administrative Shllak .Nuk ka energji elektrike ne fshatrat Vukbibaj, Bercalle.Te gjithe askset rrugore jane te bllokuara. Me 50 cm bore. Nuk zhvillohjet procesi mesimor.

3.      Njesia Administrative Vig Mnele:Akset rrugore në të gjithe njesine jane te bllokuara.Nuk ka energji elektrike.Mesimi ne shkollat Vig e fushe Vig nuk zhvillohet.

4.      Njesia Administrative Hajmel: Ka energji elektrike dhe furnizimi me uje funskionon normalisht.Akset rrugor fuksionojne.

5.      Njesia Administrative Bushat:Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien dhe që rrezikojne qarkullimin ne rrugët kryesore dhe ne rrugët e fshatrave.

Nga ana e Bashkisë i është kushtuar kujdes mirëmbajtjes së rrugëve rurale në mënyrë të veçantë atyre segmenteve që paraqesin rrezik bllokimin nga dëbora.Është bërë sigurimi dhe depozitimi i kripës dhe skorieve në pikat që rrezikohen nga bllokimi.

Fushë-Arrëz

Reshjet e debores vazhdojne, trashësia rreth 100 cm. Rruget nacionale janë te hapura por qarkullimi behet me veshtirësi me zinxhirve , ndersa rruget rurale jane te gjitha te bllokuara,  po punohet per hapjen e tyre. Furnizimi me energji elektrike vazhdon pa problem, procesi mesimore ne qytet vazhdon  ndersa ne Njesite Administrative eshte  i pezulluar. 

 

 

Në territorin e bashkitë Pukë

Situata e    dites se sotme  ne  territorin   e  bashkise Puke eshte renduar  nga reshjet e dendura  te bores   dhe temperature te uleta  deri ne- 7 grade,   trashesiae bores  arrin deri 70 cm 

1.      Qyteti Puke: Vazhdojnë reshjet e dëbores, temperatura -7 grade , Energjia eshte pa nderprerje, Shkollat  nuk vijojne mesimin. Probleme shendetesore nuk jane raportuar. Rruget lokale jane hapura pjeserisht  te qarkullueshme , Po nderhyhet ne menyre periodike per pastrimin e tyre, trashesia e bores ne qytet kalon 70 cm.  

2.      Njesia Administrative Gjegjan, Shkollat  nuk jane te hapura eshte pezulluar mesimi    . Energjia  nuk  ka patur  pa nderprerje. Probleme  shendetesore nuk  jane raportuar rruget rurale te kesaj njesie jane te bllokuara. Po punohet me nje mjet fadrome ne rruget e kesaj njesie 

3.       Njesia Administrative Qelez, Ështe pezulluar mesimi, energji ka pasur pa nderprerje. Probleme  shendetesore nuk jane raportuar, Ne rrugen Qaf Qerreti – Qelez po punon  nje mjet Fadrome per pastrimin e rruges ku gjatë dites se djeshme dhe nates se mbremshme eshte hapur 3 here dhe bllokohet serish nga reshjet e dendura dhe ererat e forta, Rruget lokale te kesaj njesie jane te blokuara.

4.      Njesia Administrative Luf – Qerret,n Shkollat nuk jane te hapura, pasi eshte pezulluar mesimi, energji elektrike ka pasur nderprerje te herpashershme. Nuk raportohet probleme shendetsore. Rruget rurale te kesaj njesie jane bllokouara.

5.      Njesia Administrative Rrape, Shkollat nuk jane hapur eshte pezulluar mesimi, energjia elektrike nuk ka pasur nderprerje, nuk ka pasur problem shendetesore,  rruget rurale jane bllokuara Reshjet e bores vijojne te dendura , temperaturat te ulata

Bashkia Puke po monitoron në vijimesi situaten me qellim nderhyrjen në kohe te cdo rasti qe paraqet problem, ka ne gadishmeri te gjitha ndermarrjet vartese,  ku po punojne ne terren rreth 50 veta, nje mjet fadrome dhe një mjet boreprastrues po punon ne te gjitha rruget qe që kanë pfrobleme, dhe nje mjet Kamioncine per kriposjen e rrugeve.

Aktualisht me nje mjet borepstrues po mbahen nen kontroll rruget urbane te qytetit Puke  Me nje mjert Fadrome po nderhyhet ne rrugen Qaf –Qerreti – Qelez. Gjendja e kripes eshte 35 ton. 

Pas kërkesës të bërë nga Kryetari Bashkisë për një fadromë, me kërkesën e Prefektit dhe mbështetjen e MM i eshte derguar një Borëpastruese gjatë orëve të mbremjes së djeshme në dispozicion të kësaj Bashkie.

Nga DSHP, janë marrë masat për të mbuluar me prezencë mjekësore të gjitha zonat e NJA malore dhe me medikamente mjeksore, me përjashtim të NJA Pult, ku është e pa mundur për të levizur, por Brenda ditës së neserme janë marrë masat nga kjo drejtori për të derguar personelin mjeksor edhe në këtë NJA.

Nga Autoriteti Verior u raportua se është bërë një punë e mirë duke angazhuar të gjithë përsonelin pa llogaritur ngarkesën e punës dhe kushtet e vështira të motit për të bërë të mundur në bashkëpunim me strukturat e BB dhe kompanitë kontraktuese të gjitha akaset rajonale në të gjitha territorin e Qarkut.

Nga OSHE gjatë ditës së djeshme dhe të sotme është bërë e mundur të riparohen defektet elektirke që janë shfaqur që dije dhe konkretisht nga 137 firda që kanë qenë me defect gjatë ditës së djeshme, sot janë vetëm 4 copë fidra nme defect, pasi ekipet e ngritura në cdo bashki dhe në të gjithë territorin kanë bërë të mundur riparimin e defekteve

Në fund të takimit nga Prefekti në rolin e Kryetarit të KECQ ju kërkua me shumë angazhim dhe eficencë nga të gjitha strukturat e nivelit qendror por vecanërisht nga bashkitë për mbajtjen hapur të gjitha segmenteve dhe akseve nacionale. Të gjithë anëtarëve ju delegua për ndjekje edhe Plani Masave për situatën aktuale dhe lista e kontakteve e freskuar

Nga Institucioni i Prefektit të Qarkut vazhdon të ndiqet situata në të gjtihë territorin e Qarkut Shkodër, ku reshjet e dëborës vazhdojnë të bien me intensitet të lartë dhe janë organizuar pikat e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacion të ndërsjelltë me strukturat e DVP, DSHP, DRA, Autoriotetin Verior, N/Prefekturat, kryetaret e bashkive për ta mbajtur situatën në parametrat e kontrollueshëm, dhe parandaluar emergjencave shëndetësore të pritshme.

 

 

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

 

Shpërndaje: