LAJME

Takim pune i Ministrit të Brendshëm z.Sander Lleshaj në qarkun Shkoder

Ministri i  Brendshëm Sandër Lleshaj,  ka zhvilluar në Qarkun Shkodër një takim pune ku morën pjesë Prefekti i Qarkut Shkodër, drejtues të njësive vendore, Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, institucioneve të varësisë, inspektoriate etj. I.Jam i informuar për problemet që ka siguria dhe rendi në qarkun e Shkodrës. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë qenë në gjendje të japin disa mesazhe të qarta, të angazhimit të shtetit shqiptar dhe qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar. Shkodra thjesht e ka të pamundur të jetë një qark, i cili nuk është në krye të vendit në fushën e sigurisë. Shkodra është një vend i kulturës, i cili nuk bashkëjeton dhe nuk mund të bashkëjetojë me krimin. II.Në fillim të muajit dhjetor 2018, ishin rreth 300 mijë shqiptarë, të cilët nuk kanë pasur asnjë adresë të regjistruar në gjendjen civile. Pas një pune intensive që është bërë, ky numër ka zbritur tashmë në rreth 40 mijë, pra është bërë një punë e madhe që tregon dy gjëra: tregon se kjo çështje nuk ka patur vëmendjen e duhur. Sigurisht detyra për të gjithë punonjësit e Gjendje Civile është që kjo shifër të shkojë në zero dhe çdo shqiptar duhet të ketë një adresë të vlefshme të saktë nga regjistri i Gjendjes Civile. III.Për Ministrinë e Brendshme është një prioritet shumë i rëndësishëm krijimi i të gjitha kushteve, i mbështetjes së domosdoshme për krijimin e infrastrukturës së duhur që zgjedhjet të shkojnë ashtu siç duhet. Pra të zhvillohen në qetësi, të zhvillohen në parametrat që kërkon ligji dhe të zhvillohen me dinjitetin e duhur, atë dinjitet që meritojnë zgjedhjet e një vendi që pretendon të afrohet në strukturat e Bashkimit Europian së shpejti, që është shpresa dhe objektivi ynë kombëtar më i rëndësishëm. IV.Turizmi po bëhet një nga burimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe për qarkun e Shkodrës mbetet po aq i rëndësishëm. Qarku i Shkodrës ka potenciale të jashtëzakonshme turistike. Rritja e flukseve turistike drejt Shqipërisë, po dhe drejt Shkodrës ndjek një kurbë eksponenciale, na duhet që këtë fluks ta mirëmbajmë përmes angazhimit tonë. V.Një gjë tjetër në të cilën duhet ndalur shkurtimisht ka të bëjë me pajisjen e qytetarëve shqiptarë me karta të reja identiteti. Ministria e Brendshme po punon në dy drejtime të rëndësishme: e para, po punon së bashku me kontraktorin i cili prodhon kartat e identitetit për të rritur kapacitetet e aplikimit. Por nga ana tjetër, në mënyrë që të ulim presionin e aplikimeve, Qeveria do të miratojë së shpejti ligjin, i cili e zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë, atyre kartave që mbarojnë në vitin 2019, e zgjat deri në 31 dhjetor në mënyrë që të ulet sa të jetë e mundur presioni në zyrat e aplikimit VI.Jam këtu edhe për të shprehur angazhimin e plotë për të vazhduar projektet e rëndësishme, siç është rikonstruksioni i rrugës Velipojë, ai i Harkut të Bërdicës, pastaj segmente të tjera rrugore që janë në vazhdim, rikonstruksionit të Shirokës, vazhdimi i bypass-it të Shkodrës dhe projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore, të cilat janë në proces e sipër. VII.Qarku i Shkodrës për shkak të natyrës aq sa të bekuar me resurse, aq është edhe i sfiduar nga natyra shpesh herë për shkak të pranisë së madhe të ujit. Dihet shumë mirë që emergjencat civile ose parandalohen me kosto optimale ose përballohen me kosto maksimale dhe kjo është zgjedhja që - ose do t’i dalësh përpara dhe të paguash më pak, ose do t’i lësh të ndodhin dhe do të paguash shumëfish. Dhe në këtë drejtim merr rëndësi të madhe bashkëpunimi i të gjitha strukturave në mënyrë që të paktën mbrojtjen përballë fuqive të mëdha të natyrës ta bëjmë së bashku, të koordinuar dhe në bashkëpunim të plotë, për të bërë të mundur që të ulet kostoja e këtij problemi, i cili prej kohësh e ka sfiduar qytetin, por edhe qarkun e Shkodrës në tërësi.

Aktivitet i Prefektit te Qarkut Shkoder ne kuader te projektit "Katastrofat nuk njohin kufi" Kryesore

Në kuader të zbatimit të projektit "Katastrofat nuk njohin kufinj" u zhvillua sot në ambjentet e zyrës se Prefektit të qarkut Shkoder, takimi i rradhës mbi trajnimin "Rescue 3", i treti në vazhden e takimive sensibilizuese të strukturave pjesmarrese në kete trajnim. Në fund të takimit u shperndanë dhe çertifikatat për pjesmarresit në trajnim, të cila janë të nivelit nderkombetare, dhe shpetuesit e çertifikuar janë të barazvlefshëm me ato te vendeve të EU, për këte lloj trajnimi, duke u bëre njëkohesisht një vlere e çmuar në shtabin e emergjencave të Qarkut Shkoder, por jo vetem!!

Keshilli i Bazenit Ujor Drin-Bune - Mbledhje e jashtezakonshme Kryesore

Prefekti i Qarkut Shkodër, në zbatim të detyrave të tij funksionale të përcaktuara në ligjin nr. 107, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”, ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” në rolin e Kryetarit të Këshillit të Basenit Drin Bunë, në përgjigje të kërkesës suaj nr. 104/1 datë 28.01.2019 (depozituar te sekretaria me datën 31.01.2019) ju sqarohet: Subjekti “NESIMI- Construction-78” sh.p.k, me administrator Z.Zyber Nesimi, ka paraqitur kërkesë pranë Agjensisë së Basenit Ujor Drin-Bunë për leje përdorimi të ujrave termale nga burimi ujor Përroi i Banjave, për qëllime kurative, në fshatin Begjunec, Njësia Administrative Melan, Bashkia Dibër, Qarku Dibër.  Subjekti  ka plotësuar formularët dhe dokumentacionin tip për përdorim  të burimeve ujore sipas V.K.M-së nr.416, datë 13.05.2015  “Për miratimin e kushteve të përgjithshme e të posaçme, dokumentave shoqëruese, afatit të vlefshmërisë, formularëve të aplikimit për autorizim dhe leje, proçedurave të shqyrtimit e vendimmarrjes dhe formateve të autorizimit e lejes për përdorim të burimeve ujore” si: •Kërkesë për leje përdorimi të burimit ujor (ardhur në ABU nr.426 Prot.,datë 25.09.2018) • Formulari i kushteve të përgjithëshme dhe formulari specifik C . •Projektin  për skemën teknologjike të përdorimit të ujit, trajtimit dhe shkarkimit të tij deri në trupin ujor, për burimin termal të llixhave të Peshkopisë. •Studimin  hidrogjeologjik   shoqëruar me hartën hidrogjeologjike në Sh 1: 25000 dhe analizat fiziko-kimike e mikrobiologjike të burimit ujor. • Informacion nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Dibër Nr. 5404 Prot., datë 10.12.2018. • Oponencën e studimit hidrogjeologjik , për marrje leje për përdorim të ujrave termale të miratuar me vendim nr. 1613 Prot. datë 19.09.2018 të Drejtorit  të Përgjithshëm të SHGJSH .                                                                                         •Projekti hidroteknik i marrjes dhe dërgimit (shfrytëzimit) të burimit termal të llixhave. •Plan biznesi nga ekspert kontabël. •Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis. Pas shqyrtimit të dokumentacionit tekniko-ligjor nga Agjensia e Basenit Ujor Drin- Bunë i paraqitur nga subjekti “Nesimi- Construction-78” sh.p.k, për leje për  përdorim të ujrave termale, Përroi i Banjave, për qëllime kurative dhe oponencës së Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore kërkesa e subjektit si projekt vendim, është paraqitur për vendimarrje në mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë të datës 11.12.2018, vendim i cili u miratua me shumicë votash (7 vota pro dhe 6 kundër). Prefekti i Qarkut Shkodër në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Drin- Bunë marrë shkas nga  problematika e krijuar, VKM-së nr. 378, datë 12.8.1999 “Për kalimin e së drejtës së përfaqësuesit të pronarit për disa objekte pronë publike, organeve të qeverisjes vendore” i ndryshuar, në të cilën shprehet se kompleksi i llixha Dibër Peshkopi lokale i kanë kaluar në pronësi të Bashkisë Dibër, fakt i ri i panjohur për anëtarët e KB Drin Bunë në momentin e vendimarrjes, madje as përfaqësuesit e vetë bashkisë Dibër, anëtare të KB Drin Bunë nuk deklaruan këtë akt nënligjor, një element parësor i cili e cënon procesin. Sipas ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 9/1.2/c e drejta e pronësisë ushtohet vetëm nga këshilli bashkiak- organi kolegjial, dhe subjekti nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale me pronarin (bashkinë Dibër) për të shfrytëzuar llixhën Dibër Peshkopi lokale. Edhe Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore filloi një hetim administrativ, nga i cili rezultoi se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti “ Nesimi - Construction - 78” sh.p.k paraqet pasaktësi. Marrë shkas nga impakti që pati kjo vendimarrje dhe sipas rezultateve të hetimit administrativ i bërë nga Agjencia e Manaxhimit të Burimeve Ujore, Tiranë, bazuar  në Ligjin  Nr.6/2018 për disa ndryshime dhe shtesa në në Ligjin  Nr. 111/2012, datë 15.12.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” nenin 9, pika 5 e Vendimit  Nr. 5 datë 16.02.2016  të KKU-së “Për miratimin e rregullores së funksionimit  të K.B.U-së me datën 05.02.2019, ditën e martë, ora 10.°° në zyrën e Prefektit të Qarkut Shkodër,  u organizua një mbledhje  e jashtëzakonshme e Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 04, datë 11.12.2018 i Këshillit të Basenit Ujor Drin-Bunë “Për miratimin e lejes për përdorim të ujërave termale” subjektit “NESIMI-construction 78” sh.p.k. Nga 23 anëtare të Këshillit të Basenit Drin-Bunë në takim ishin të pranishëm 18 prej tyre të cilët në unanimitet votuan për shfuqizimin e vendimit. Takimi u bashkëshoqërua edhe me një detyrë tjetër që bashkia Dibër si çdo subjekt tjetër të aplikojë për leje përdorimi të ujërave termal pranë strukturës kompetente në këtë qark.

Rescue 3 - Takim ndermjet strukturave Kryesore

Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, në vazhdën e takimeve ndërgjegjësues mbi trajnimin “Rescue 3”, të zhvilluar në qytetin Podgorice të Malit të Zi, u organizua takimi i tretë ndërmjet strukturave pjesmarrëse në këtë trajnim, të angazhuara në ndërhyrje në rastet e emergjencës. Gjatë takimit u diskuta mbi rëndësine që ky trajnim ka patur për shpëtimtarët e trajnuar, të cilët janë pajisur me çertifikata të nivelit ndërkombëtar, duke u bërë në këtë mënyre një vlerë e shtuar për shtabin e emergjencave në Qarkun e Shkodrës. Gjatë takimit, u shpërndane në mënyre simbolike çertifikatat nga titullarët e institucioneve përkatëse. Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Takim pune ndermjet partnereve Kryesore

Në kuadër të zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, u organizua takimi I rradhës ndërmjet partnërve nga Mali I Zi dhe stafit të Prefekturës Shkodër, në ambjementet e këtij institucioni. Në focus të bashkëbisedimeve ishte analiza e punës gjatë vitit 2018 si dhe sfidat dhe objektivate parashikuara për vitin në vazhdim. Gjatë fjalës së tij, Prefekti I Qarkut Shkodër, vlerësoj punën e bërë gjatë zbatimit te projektit, duke theksuar njëherazi rëndësine e veçantë që ky project ka në zonën e Shkodërs dhe jo vetëm. Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Katastrofat nuk njohin kufinj - Takim pune Kryesore

Në kuadrin e zbatimit të projektit “Katastrofat nuk njohin kufinj”, stafi i punës pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër i angazhuar për zbatimin e tij, organizoi sot takimin e rradhës në ambjentet e institucionit. Në fokus ishte analiza vjetore e aktivitetit, si dhe objektivat për të ardhmen. Gjatë prezantimit, u renditen aktivitetet e zhvilluara ndërkufitare dhe ndërinstitucionale, duke paraqitur njëkohësisht rezultatet e arritura dhe vlerësimet e marra. Nga ana e tij titullari I institucionit, Z.Millja, duke njohur rëndësine e këtij projekti dhe ndikimn  që ka në komunitet, shprehu falenderime dhe mirenjohje per të gjithë stafin duke inkurajuar më tej të pranishmit në arritjen e objektivave me rezultate sa më cilësore. Projekti “Katastrofat nuk njohin kufinj” është i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri – Mal i Zi 2014-2020, dhe zbatohet nga FORS Montenegro (Fondacioni për Zhvillimin e Veriut të Malit të Zi) në rolin e partnerit lider, në partneritet me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Malit të Zi, Drejtorine e Menaxhimit të situatave të Emergjencës. Projekti zbatohet në Malin e Zi në komunat përreth liqenit të Shkodërs dhe në Shqipëri, në rajonin e Shkodërs, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Plani Kontroll-Inspektimi.. Kryesore

Gjatë ditës së sotme, dt.15 Janar 2019, nga Institucioni i Prefektit mbi bazën e një Plani Kontroll- Inspektimi, është bërë inspektim në segmentin rrugor Shkodë-Koman dhe në H/C Koman. Qellimi i inspektimit ishte për të parë nga afër punën e bërë nga kompanitë sipërmarrëse për mbajtjen hapur të ketij segmenti e njëkohesisht për të parë nga afër situatën hidrike ne H/C Koman për parashikimin e prurjeve dhe shkarkimeve pas shkrirjes së dëborës. U konstatua se Kompani “JUBICA” sipërmarrëse e ketij segmenti ishte në gadishmeri dhe kishte në punë një fadromë dhe një borëpastruese në këtë segment, si dhe përsonelin të cilët po punonin për pastrimin e akullit dhe hedhjen e kripës. Gjatë takimit me Dr. E H/C Koman u informuam për situatën e pritshme hidrike e cila pritet të jetë e monitorueshme dhe jo problematike, njëkohesisht u njohem me investimin që po bëhet aktuaklisht nga Kompania Austriake per rikonstruksionin e turbinave të ketij H/C që pritet të përfundojë në fund të muajit Janar 2019.

106 Vjetori i Policisë së Shtetit Kryesore

Policia e Shkodrës ka festuar këtë të dielë 106-vjetorin e themelimit të policisë së shtetit. Për drejtorin e policisë vendore Shkodër, Vehbi Bushati, 13 janari është një ditë e rëndësishme për policinë e shtetit. Në këtë ditë përkujtojmë ato policë që dhanë gjakun e tyre në luftën ndaj kriminelëve, ndërkohë shumë beteja me krimin i kemi fituar dhe të tjera do fitojmë theksoi Bushati. Në këtë takim merrnin pjesë edhe Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, si dhe pwrfaqwsuese tw institucioneve shtetwrore nw nivel vendor. Gjatë këtij takimi, drejtori Bushati vlerësoi me certifikata mirënjohje disa policë të Shkodrës.