PREFEKTI SHKODËR - SHQIPËRI

Takim pune i Ministrit të Brendshëm z.Sander Lleshaj në qarkun Shkoder Aktivitet i Prefektit te Qarkut Shkoder ne kuader te projektit "Katastrofat nuk njohin kufi" Rescue 3 - Takim ndermjet strukturave Keshilli i Bazenit Ujor Drin-Bune - Mbledhje e jashtezakonshme Takim pune ndermjet partnereve Katastrofat nuk njohin kufinj - Takim pune Plani Kontroll-Inspektimi.. 106 Vjetori i Policisë së Shtetit Ditët më të vështira për mësuesit e Dukagjinit... Qendra Kulturore Turke "Yunuy Emer" Informacion mbi situaten e krijuar nga reshjet e dëborës Takim pune Sherbimi Meteorologjik Ushtarak Katastrofat nuk njohin kufinj - Takim pune Aktivitete ne kuadrin e festave te Nentorit 2018 Rritja e kapaciteteve kombëtare në Shqipëri për identifikimin e LTH në kufi. Raport per veprimtarine e komitetit te turizmit Çdo fëmije në shkollë Rescue 3 - Press statement RESCUE 3 – Trajnim me skenar kërkim shpëtimin në raste përmbytjeje, për ekipet e shpëtimit nga Shqipëria dhe Mali i Zi Aktivitete te Muajit Antitrafikim Shkembim eksperiencash midis dy qarqeve, Shkoder e Vlorë në luftën Antikanabis Aktivitet në ditën nderkombetare të reduktimit të rriskut nga fatkeqësitë natyrore "Katastrofat nuk njohin kufinj" KALENDARI I AKTIVITETEVE TE MUAJIT TETOR Takimi i KECQ "Mbi marrjen e masave per perballimin e situatave te mundshme emergjente Takim pune me ambasadorin e OSBE Bernd Borchardt. Fillimi i vitit te ri shkollor 2018-2019 Takimi per arsimin parauniversitar Takimi kunder Droges dhe Duhanit Urim per Festen e Kurban Bajramit Prezantimi i Projektit "Katastrofat nuk njohin kufi" Takim ne plazhin e Velipojes Takimi i periodik i Komitetit Rajonal te Turizmit Mbi takimin e organizuar në Plazh Velipojë 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Takimi Anti-Kanabis ne Malesine e Madhe Ceremoni nderimi per z.Qosja Takim sensibilisues antikanabis ne Puke dhe Fushe Arrez Takim ne Puke ne kuader te luftes kunder kultivimit te bimeve narkotike Takimi i Tryezes Teknike te Antitrafikimit te Personave Njoftim per Rekrutim Personeli Katastrofat nuk njohin kufij Takim i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Takimi i Rradhes i Taske Forces Anti-Kanabis Takimi per menaxhimin e zhurmave ne mjedis Aksioni "Te pastrojme Shqiperine qe duam" ne Malesi te Madhe Aksioni "Te pastrojme Shqiperine qe duam Seminar i Komuniteteve Fetare Inspektim ne terren i KECQ Takim i dates 13 mars 2018 i Taske-Forces Anti Cannabis Sativa Shpendarja e ndihmave per bagetite Trajnim i Administratoreve te Ndihmes Ekonomike TAKIM PUNE I KECQ Takim i Delegacionit Kosovar ne Shkoder Prezantimi i Planit te Veprimit Antitrafikim 2018-2020 Takim ne Drejtorine Vendore te Policise Takim per skemen e re te ndihmes ekonomike Takim me FNSH Shkoder Monitorimi i situates se rreshjeve Takim i delegacionit Anglez ne Shkoder Takimi per Menaxhimin e Mbetjeve Takimi ne bashkine Malesi e Madhe Takim ne lidhje me çeshtjet e pronave

Takimi i Shendetsise

Në zyrën e Prefektit të Qarkut Shkoder  me datë 30 janar 2018 u zhvillua një takim punë në lidhje me evidentimin e problematikave të sektorit të shendetsisë në qarkun Shkoder. Drejtoria e shendetit publik theksoj se ka problem me disa qendra shendetsore në Shkoder dhe Vau-Dejës të cilat janë ndertuar nga donatorë të huaj dhe Caritas, por që nuk kanë hapur ende kontrata me OSHEE dhe ujësjellës kanalizimet. Mungesa e energjisë elektrike penalizon në percjelljen e informacionit pranë spitalit Shkoder pasi siç jemi në dijeni i gjithë informacioni percillet elektronikisht nga mjeku i familjes. Së dyti kjo drejtori evidentoj mungesën e stafit mjeksore pasi jane 10 vende të lira për mjek familje. Keto vende jemi detyruar ti mbulojmë me mjekë në pension tashmë. OSHEE nga ana e saj analizoj që për hapjen e kontratave të reja duhen një disa dokumenta pa të cilat nuk mund të hapen kontratat, nuk bëjnë perjashtime as institucionet shendetsore etj. Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkoder gjithashtu referoj për problemin e mbifaturimit të këtij institucioni nga ana e OSHEE si dhe mungesën e mjekëve të urgjencës. Si institucion kerkuan mbeshtetje nga policia e shtetit për rastet e kercenimeve të personelit mjeksore gjatë orarit të punës.    
Takimi per Reformen e Ujit te Pijshem Mbledhja e KBU Drin-Bune Takimi i Komitetit te Turizmit 2018 Aksioni "Pastrojme Shkodren qe duam" Takim i dates 12.-1.2018 Takim i datës 11.01.2018 Takim i dates 8 janar 2018

Urim per Krishtlindjen

URIM Me Rastin e Festes se Krishtlindjes që simbolozon vlerat më të larta të solodaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njërzve ju shpreh urimet e mia personale si dhe në emer të institucionit që përfaqësoj. Këtë festë të madhe për botën e krishterë por edhe mbarë shqiptarët le ta kalojmë më gëzim e harmoni në familjet tona dhe me përkushtim për rritjen e mirëqënies për qytetarët, pa dallim besimi. Edhe një here Gëzuar e përshumot Kshnellat Prefekti i Qarkut Shkoder   Çesk MILLJA
Takim me Shkëlqesin e tij Imzot Angelo Massafra Takim me Kryemyftinin e Shkodres Takim i Ambasadores Greke Nisma "Duart qe Dhurojne" Takimi Antitrafikim Nentor 2017 Inspektim ne rrethin Puke Takim i KECQ Takim i KECQ Njoftim për Shtyp Takimi i KECQ Deklarate per mediat

Trajnim per ABU

  Në takimin e organizuar nga Sekretariati Teknik i Ujit në bashkepunim me GIZ ku si teme kryesore ishte fuqizimi i rolit të KBU-se Drin-Bune,  Prefekti i Qarkut Shkoder z. Çesk Millja perfitoj nga rasti per një prezantim të shkurter të tij si dhe misionit te Prefektit si perfaqesues i qeverise në qark.    Në fjalën e tij Prefekti Shkoder theksoj se jemi të gjithe të vetedishme se shfrytezimi pa kriter i Burimeve Ujore ka krijuar ne vite degradim të vazhdueshem në bazenet ujembledhese te shoqeruara me erozione duke rritur riskun per permbytje ne Qarkun Shkoder dhe me gjere.   Ne perfundim te fjalës së tij Prefekti falenderoj edhe një here te pranishmit  per pjesmarrjen duke shprehur edhe nje here bindjen ne bashkepunimin mes aktoreve per nje vendim marrje në sherbim të permirsimit dhe mbajtjes nën kontroll të situates në bazenin Drin-Bune .        
Prezantimi i Prefektit z.Millja Muaji antitrafikim

Kalendari Antitrafik 2017

KALENDARI I AKTIVITETEVE PËR MUAJIN E LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE  (TETOR 2017)   SLOGANI;
    “Njerëz, Jo Numra” “Te gjithë bashke për jetën , Kundër Trafikimit”    “Mos hesht , denonco dhunën” “ Ëndërroj një Shqipëri  qe është ne paqe me veten” “ Nuk mund te gjesh paqe duke shmangur jetën” “ Paqja vjen nga brendësia , mos e kërko jashtë” “Trafikimi i qenieve njerëzore frakturë e shoqërisë”   Data Orari Aktiviteti Vendi Institucioni/njësia përgjegjëse       02.10.2017       11:00   “Prezantimi i Muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave” Njoftim për shtyp     Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër   Institucioni i Prefektit të Qarkut Anëtarët e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave (KRLKTP) Anëtarët e Tryezës Teknike (TT)     02.10.2017     11:30 Ngritja e tryezave informuese ne te gjitha shkollat e qytetit . Do qendroje e hapur gjate gjithe muajit per te informuar nxenesit dhe komunitetin rreth ceshtjeve te trafikimit     Ne Shkolla     Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR)             03.10.2017         10.00 -12:00 Ngritja e nje kendi informues ne pedonale(para Bashkise). Tryeza do qendroje e hapur gjate gjithe muajit per  informimin e kalimtareve . Aktiviteti perfshin 21 shkolla te qytetit dhe Nj.A. sipas nje grafiku kalendarik Informimi i publikut per “Menyren e Raportimit , Linja Kombetare 116006 dhe aplikacioni “Raporto! Shpeto!” per rastet e dhunes dhe trafikimit.           Ne Pedonale para bashkisë Shkodër         Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror DRSHSSH) Drejtoria Vendore e Policisë  Shkodër     4.10.2017     10:00 Takime sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese, lidhur me Emigracionin dhe Rreziqet e trafikimit te brendshëm dhe te jashtëm Në njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shkolla Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit               Gjate  muajit Sipas grafikut në shkollat përkatëse                 11:00 Takim me nxenesit e shkolles  se mesme ne  Nj. A. Guri i Zi ne shkollen e mesme te bashkuar ‘Nikolle Zogorjani “ Velipoje shkollen 9 vjeçare “Bardhaj” ne Nj.A. Rrethina Do  te trajtohen temat mbi Trafikimin e Qenieve Njerezore, prioritetet, ndihma qe ju jepet VT dhe VMT,  Regullat e levizjes e qendrimit e shtetasve ne vendet e BE –sedhe pasojat ne raste te  kerkesesper azil apo shkelje te afatit teqendrimit ,Dhunen ne familje ;-  ndaj te miturve ;- te drejtat e tyre ne rast denoncimi  te rastit.                 Ne Shkolla             Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror       06.10.2017     11:00   Takim sensibilizues per punësimin nepermjet përfshirjes se grupeve ne kurset profesionale Drejtoria e Formimit Profesional, shkollat profesionale Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria e Formimit Profesional Publik Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Rajonale e Sherbimit Kombetar te Punesimit         9.10.2017           10:00 Vendosja dhe shpërndarja e posterave te ndryshme për sensibilizimin e nxënësve  ne shkolla ;- qytetaret ne pikat e kalimit kufitar . Informacion për rregullat e lëvizjes dhe qëndrimit ne vendet Shengen , rreziqet qe marrin përsipër ne rastet e lëvizjes se pakontrolluar   Në institucionet arsimore, në pedonalen e qytetit dhe në pikat  e kalimit kufitar Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Drejtoria Rajonale e Arsimit Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror       13.10.2017       10:00 Takim me kryetaret e fshatrave ne afërsi te kufirit për tu njohur me shqetësimet e tyre , evidentimi i personave  si viktima te mundshme trafikimi.   Njësia Administrative Kelmend; Kastrat; Ana e Malit Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror   17.10.2017     12:00 Takim informues: Mjeket dhe roli i tyre ne identifikimin e rasteve te trafikimit te personave   Në Q.Sh të qarkut dhe shkolla Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror     Gjate gjithe muajit   10:00 Konkursi , punimi me i mire (vizatime/pikture,poezi/ punime letrare, slogane ) me teme :” Jo trafikimit ne nivel shkolle Në pedonalen e qytetit (Rruga ‘’28 Nëntori’’) Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Arsimore Rajonale (Shkollat)       Gjate gjithe muajit     11:00   Takime dhe biseda informuese me prinder , nxenes, mesues, psikolog Trafikimi i personave, dimensioni human dhe aspekti ligjor   Gjimnazi “Hamdi Bushati”; “28 Nentori”; Shkolla 9 vj ”Deshmorët e Prishtinës” dhe  “Ali Laçej Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Drejtoria Vendore e Policisë  Shkodër Stafi  “’Gruaja tek Gruaja’   10.10.2017   11:30   Takime ndergjegjesuese  ne komunitet : Cdo femije rom ne kopsht e shkolle     Sheshi “Luigj Gurakuqi’’ Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Drejtoria Arsimore Rajonale   13.10.2017   10:30   Trajnime “Mbrojtja e Fëmijëve ne shkolla”.   Ne  Shkollat e qarkut Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Drejtoria Arsimore Rajonale   16.10.2017 dhe 23.10.2017     10:00 Takim informues Tema:”Misioni i punonjësve të shëndetësisë për  rastet e trafikimit të personave” (VT/VMT)   Qendra Shëndetësore Velipojë, Dajç   Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik Gruaja tek Gruaja       20.10.2017     10:30 Trajnim sensibilizues i nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të bashkisë Malësi e Madhe, në lidhje me fenomenin e trafikimit   Në shkollat e bashkisë M. Madhe   Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit     20.10.2017   11:00 Ekspozitë “Buzëqesh dhe jeto i lire, duke dënuar te gjitha format e trafikimit” Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër Drejtoria Arsimore Rajonale Shkollat e Mesme   Gjate muajit, sipas grafikut     10- 12:00 Aktivitet  sportiv , kros në rang Drejtorie dhe sipas Zyrave Arsimore, me teme “ Unë i them  JO trafikimit”   Pedonale “Kol Idromeno”   Institucionet Arsimore       23.10.2017     10-12:00 Përmbyllja e konkursit punimi me i  mire me teme “ Jo Trafikimit “ ne nivel DAR/ZA, panair me punimet me te mira Ekspozitë e hapur Në Hollin e ndërtesës së Këshillit të Qarkut, Rruga: ‘’28 Nëntori’’   Institucionet Arsimore Institucioni i Prefektit të Qarkut       24.10.2017     11:00     Takime informuese mbi trafikimin në shkollave 9- vjeçare  Pukë     Në shkolla e bashkisë Pukë e Fushë Arëz Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Stafi ”Gruaja tek Gruaja”/ZDB Malteser       25.10.2017       10:30   Workshop me temë: “Të gjithë së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bëj ndryshimin”       Shkolla “Gjon Ndoci ”                                                                             Bushat Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Stafi “Gruaja tek Gruaja”   26.10.2017   11:00 Forum debat me studentë të Fakultetit Gazetarisë,Shkodër Tema: ”Raportimi i çështjeve të trafikimit në media” Universiteti i Shkodrës “ Luigj Gurakuqi” Stafi “Gruaja tek Gruaja”     27.10.2017     11:00     Veprimtari përmbyllëse  në qendër të qytetit.           Pedonale “Kol Idromeno” Institucioni i Prefektit të Qarkut Drejtoria Arsimore Rajonale Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Stafi ”Gruaja tek Gruaja”/ZDB Malteser                                                                                                                                                                               

Turizem 2017

RAPORT   Mbi veprimtarinë e kryer për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik 2017
    Në funksion të kryerjes së misionit dhe ushtrimit të përgjegjësive të Prefektit (Ligji Nr. 107/2016, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”, neni 3, 8/b, 10/1/a, 12/2, 15/2), mbështetur në Ligjin Nr. 93/2015, datë 27.07.2015 “Për turizmin” (neni 8, 14, 15, 17, 19, 20), bashkërendimin dhe koordinimin e veprimtarisë së Institucioneve qendrore në nivel vendor (Degëve Territoriale), si dhe të këtyre institucioneve  me njësitë e vetëqeverisjes vendore,  nga ana e Prefektit të qarkut: •  Është ngritur Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit (Urdhër i Prefektit Nr. 21, datë 16.05.2017), mbështetur në pikën 1 të nenit 20 të Ligjit Nr. 93/2015, datë 27.07.2015 “Për Turizmin” dhe Udhëzimin Nr. 8502 datë 24.10.2016 të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit” (pika 2.1, 2.2, 2.3 e kap. II), komitet i cili drejtohet nga Prefekti dhe ka në përbërje përfaqësuesit e institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore •  Është hartuar e miratuar plani i veprimit në nivel qarku “Për mirëmenaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2017” duke u mbështetur në planet e Institucioneve qendrore në nivel vendor dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, përgjegjëse për zhvillimin e veprimtarisë turistike. Po kështu është ngritur grupi i punës me drejtuesit e Institucioneve qendrore në nivel vendor dhe kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore, për monitorimin e planit të veprimit (Urdhër i Prefektit Nr. 25, datë 30.05.2017) •  Është organizuar mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në të cilën janë ftuar edhe të gjithë drejtuesit e Institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore. • Është bërë çelja e sezonit turistik në zonën e plazhit Velipojë, zonën turistike Theth, Razëm, Kelmend •  Është ngritur grupi i monitorimit dhe kontrollit të masave për zbatimin e detyrimeve ligjore për sigurinë në plazhe (Urdhër Nr. 35, datë 02.08.2017, i Prefektit, i nxjerrë në zbatim të Urdhrit Nr. 774, datë 31.07.2017 të MPB), grup me të cilin janë organizuar 2 takime gjatë muajit Gusht (me datën 2 Gusht në zyrën e Prefektit dhe me datën 18 Gusht në ambientet e zyrave të Njësisë Administrative Velipojë), takime në të cilat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të bashkisë, përfshirë administratorin e Nj.A Velipojë, Drejtuesit e Policisë Vendore Shkodër, përfaqësues të policisë vendore të kufirit dhe migracionit, të Agjencisë së Mjedisit, të Inspektoratit shtetëror të mjedisit dhe pyjeve dhe atij  shëndetësor, administratës zonave të mbrojtura, AKU; Në takime janë trajtuar sipas institucioneve problemet hasura për sigurinë në plazh dhe të cilat me një vëmendje dhe bashkërendim më të mirë të veprimtarisë të të gjitha institucioneve përgjegjëse duhen eliminuar në të ardhmen. •  Në funksion të menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, zhvillimit të këtij sektori me peshë të konsiderueshme në rritjen ekonomike, janë organizuar takime të herëpashershme  me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe për raste të konstatimit të problemeve, takime me drejtues të atyre institucioneve në të cilat janë shfaqur,  për zgjidhjen e tyre. •  Janë kryer verifikime e monitorime, lidhur me problemet e sigurisë në plazhe, si dhe menaxhimin e mbetjeve në zonat turistike nga Institucioni i Prefektit, Task Forca dhe Grupet e punës të ngritura nga Prefekti, si dhe nga Njësitë e vetëqeverisjes Vendore dhe Institucionet e tjera përgjegjëse •  Është bërë ngritja e strukturave menaxhuese të dedikuara për menaxhimin e sektorit të turizmit. •  Kanë funksionuar zyrat e informacionit turistik në Shkodër, Velipojë e Theth, duke i shërbyer si vizitorëve, ashtu edhe  marketingut të destinacioneve turistike. •  Është bërë promovimi i destinacioneve, ofertave turistike nëpërmjet organizimit të  panaireve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe të argëtimit.     a.      Objektivat dhe arritjet në zhvillimin e turizmit gjatë sezonit a/1. Objektivat e këtij sezoni, të cilat kanë patur si qëllim: • Garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në të gjitha plazhet dhe zonat turistike, nëpërmjet riorganizimit të shërbimeve të policisë në pikat e kontrollit dhe kontrollin e territorit në të gjithë vendin;               • Rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset dhe në rrugët e zonave turistike me përparësi, si dhe parandalimi i aksidenteve automobilisitike nëpërmjet kryerjes së shërbimeve të drejtpërdrejta për drejtimin dhe monitorimin e trafikut veçanërisht në zonat turistike;             • Lehtësimi i hyrje-daljeve të shtetasve të huaj dhe vendas në kufi, nëpërmjet  ofrimit të shërbimit cilësor dhe të shpejtë, duke shtuar shërbimet e Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar; • Përmirësimi i shërbimeve të policisë nëpërmjet rritjes së standardeve në përmbushjen e detyrës, etikës së komunikimit në shërbim, si dhe sigurimi i paraqitjes dinjitoze dhe komunikimit me qytetarët; • Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së shpejtë dhe zgjidhjes së problemeve për turistët dhe pushuesit, me prioritet në zonat turistike, në çdo rast nevoje, nëpërmjet krijimit të njësive policore të përkohshme dhe të lëvizshme, pranë qendrave dhe zonave turistike. • Shmangien e informalitetit, goditjen e paligjshmerisë dhe invazionit fiskal në ushtrimin e veprimtarisë biznesit në zonat turistike, si dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi, në përgjithësi janë arritur     a/2. Arritjet Megjithë problemet e hasura sezoni turistik veror 2017, ka qenë sezoni më i mirë, krahasuar me sezonet e viteve të fundit,  çka shihet në shtimin e numrit të turistëve vendas dhe të huaj të cilët kanë vizituar dhe qëndruar si turist, sipas destinacioneve turistike në qark, për rrjedhojë shtimin e të ardhurave nga turizmi. Progresi në zhvillimin e turizmit gjatë këtij sezonit, krahasuar me sezonin e vitit të kaluar ka ardhur nga përmirësimi i nivelit të bashkëpunimit dhe i veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor (duke veçuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e strukturave të policisë vendore) dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, për kryerjen e detyrave  dhe ushtrimin e përgjegjësive  për këtë sektor; Kështu, -          Është përmirësuar shërbimi shëndetësor, duke plotësuar jo vetëm në numër qendra shëndetësore me personelin e duhur, por duke qëndruar në gatishmëri e plotësuar të gjitha nevojat në zonat turistike; -          Nga ana e Autoritetit Kombëtar të rrugëve janë kryer rikonstruksione të pjesshme të rrugëve (vlen të veçohet ndërhyrja dhe rikonstruksioni në pjesë të veçanta të  rrugës Harku i Berdicës-Velipojë), si dhe mirëmbajtja e akseve rrugore me destinacion turizmin; -          Janë marrë masat nga ana e policisë së shtetit për sigurinë publike në zonat turistike, si dhe nga policia e qarkullimit rrugor për parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit; -          Nga ana e policisë kufitare janë marrë të gjitha masat për të ofruar një shërbim të shpejtë në lëvizjen e shtetasve të huaj e shqiptar (hyrje e dalje) në  pikat kufitare (Hani i Hotit dhe Muriqan) si dhe  për përdorimin e mjeteve motorike lundruese argëtuese ( Si rezultat i masave të marra nga shërbimet e policisë kufitare, në stacionet e plazhit, nuk ka patur asnjë incident nga mjetet lundruese argëtuese gjatë sezonit turistik); -          Nga ana e Autoritetit Kombëtar të ushqimit janë kryer detyrimet në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit; -          Nga ana e organeve tatimore janë marrë masa kundër informalitetit,  goditjen e paligjshmërisë dhe evazionit fiskal, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së biznesit nga subjektet private në zonat turistike   -          Po kështu ka patur një përmirësim të punës së njësive të vetëqeverisjes vendore për pastrimin e territorit në zonat turistike dhe menaxhimin e mbetjeve, organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturoro-artistike e sportive, marrjen e masave për shmangien e ndotjes akustike të gjeneruar nga subjekte dhe veprimtari të ndryshme gjatë sezonit, etj; -          Nga ana e Operatorit të shpërndarjes energjisë elektrike, nëpërmjet masave të marra (investime e mirëmbajtje në rrjetin e TM/TU, në nënstacion e kabina elektrike) është synuar furnizim pa ndërprerje me energji elektrike gjatë gjithë sezonit;   -          Nga ana e Sh.A “Ujësjellës-Kanalizime” me masat e marra është siguruar një furnizim normal dhe me cilësi me ujë të pijshëm për zonat turistike dhe në mënyrë të veçantë i plazhit Velipojë, ku edhe është kërkuar një sasi shumë më e madhe, për arsye të përqendrimit të pushuesve gjatë sezonit veror.       Gjatë sezonit Nga pikat kufitare gjatë sezonit turistik kanë hyrë dhe dale 1 259 276 shtetas dhe 429 660 mjete, nga 989 549 shtetas  dhe 352076 mjete gjatë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluara (sezonit turistik veror 2016), ose me një rritje respektive në masën 27.2 %  dhe  me një rritje prej 12.2 % Numri i vizitorëve në kalanë e Shkodrës, si një nga monumentet me të vizitueshme  në juridiksionin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, ka qenë mbi 35000 nga 29000 që ka qenë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar (sezonit turistik veror 2016), ose me një rritje prej 6000 vizitorësh, ose 20 %. Edhe numri i vizitorëve në Muzeumet e Shkodrës (Muzeun historik “Oso Kuka”, Muzeu e Kështjellës dhe Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës) është rritur, ku vetëm gjatë sezonit ka qenë rreth 13000. Është rritur numri i pushuesve të akomoduar në strukturat akomoduese (Resort,Hotel, Motel, Bujtinë, etj). Në plazhin Velipojë, sipas numrit të netë/fjetje, janë akomoduar mesatarisht rreth 2500 pushues në ditë, Në pikën turistike Theth rreth 135 pushues në ditë dhe në qytetin e Shkodrës rreth 212 pushues në ditë; Në pikat turistike të M.Madhe (Razëm, Vermosh e zonën e Kelmëndit) rreth 50 pushues në ditë. Është shtuar numri i subjekteve të regjistruara, të cilat ushtrojnë veprimtari në zonat turistike (Plazh Velipojë), krahasuar me sezonin e vitit të kaluara nga 534 në 589, ose 89 subjekte. Është rritur xhiroja e subjekteve deklaruese të TVSh, mbi të cilën llogaritet TVSh, me mbi 132 milion lekë, ose 51 %, krahasuar  me sezonin e kaluar (sezonin e vitit 2016) Janë tejkaluar të ardhurat nga taksat vendore dhe tarifat, në zonat turistike, krahasuar me planin dhe me sezonin e vitit të kaluar   b.                  Problematikat e hasura gjatë këtij sezoni dhe  koordinimi me aktorët e tjerë publik për sa i përket garantimit të sigurisë  fizike të pushuesve, cilësinë e shërbimit, shëndetit publik, higjienës etj. të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë në mbarëvajtjen e turizmit: - Gjendja ekzistuese e rrugëve në drejtim të zonave turistike, në veçanti e akseve rrugore të Njësive Administrative te zonës malore te Dukagjinit, e cila krijon vështirësi për lëvizjen e pushuesve. - Trafiku i renduar i automjeteve gjatë sezonit, por në veçanti gjatë ditëve të fundjavës, gjatë segmentit Ura e Bahçallëkut-Harku i Bërdicës, problem i cili mund të zgjidhet me anën e një mbikalimi tek Harku i Berdicës. - Administrimi dhe menaxhimi i territorit dhe hapësirave publike (zënia forcërisht dhe përdorimi i hapësirave publike, sipërfaqe të territorit të plazhit, nga subjekte dhe individë për qëllime biznesi) - Mos zbatimi i kritereve dhe standardeve të përcaktuara në rregulloren “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së plazhit” (miratuar në VKM 369 datë 18.05.2016), në stacionet e plazhit, lidhur me vendosjen e kullave të vrojtimit gjatë gjithë gjatësisë së plazhit me vrojtues gjatë gjithë orarit të plazhit (neni 6/3.ç i rregullores)  si dhe Moslejimin e shitësve ambulantë nga subjektet të cilat zhvillojnë veprimtari në hapësirat e marra me qira sipas kontratës  (neni 5/6 i  rregullores), në mënyrë të veçantë i atyre ambulantëve që përdorin bombolat e gazit, të cilët jo vetëm ndikojnë negativisht në imazhin e turistëve, por përbëjnë një rrezik për ta. - Moszbatimi i kritereve të përcaktuara për krijimin e sigurisë në plazhin Velipojë (Mos mbulimi i të gjithë gjatësisë së plazhit me kulla vrojtimi në distancën e përcaktuar për çdo 200-250 m plazh; Mungesa e trajnimit të vrojtuesve; Mungesa e pajisjeve me elementët përkatës të kullave të vrojtimit, përfshi pajisjet më elementare) - Mungesa trajnimeve nga organizata apo Ministria përgjegjëse për turizmin, në lidhje me menaxhimin, përkujdesjen dhe mbarëvajtjen e turizmit. -  Çertifikimi i strukturave akomoduese, sipas klasifikimit dhe sipërmarrjeve turistike tyre. -  Mungesa e udhërrëfyesve turistik të çertifikuar. -  Cilësia e ujit të pijshëm të furnizuar nëpërmjet puseve të shpimit në zonën e plazhit Velipojë (jashtë kushteve dhe parametrave të përcaktuar për konsum) dhe që në vazhdim duhet eliminuar, duke kryer furnizimin vetëm nëpërmjet rrjetit të ujësjellësit.      
Takim per Arsimin Takimi i Taske-Forces Kunder Zjarreve PER VNV SHKODER Pasqyra e Realizimit te Buxhetit 2017 Taske-Forca Antikanabis Takimi Antikanabis Takim i KRAT

raportim per situaten emergjente

Në vijim të detyrave të deleguara nga Ministria e Punëve të Brendëshme si dhe mbi bazën e informacioneve të ardhura nga IGEUM për përkeqësimin e motit për ditët në vijim, me datën 07.11.2016 u mblodh KECQ nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Shkodër i cili në rolin e kryetarit të ketij komisioni analizoi situatën aktuale dhe delegoi detyra për marrjen e masave për situatat e pritshme. Në këtë takim merrnin pjesë Drejtori Rajonal i Bordit të Kullimit për Qarkun Lezhë dhe Shkodër, të gjithë anëtarët e KECQ dhe përfaqësuesit e Bashkive të Qarkut Shkodër. Gjatë takimit u diskutuan dhe u trajtuan problemet e mëposhtëme: Nga Bashkia Shkoder u raportua pwr evidentimin e burimeve njerëzore dhe logjistike dhe përcaktimin e vendeve të akomodimit të komunitetit në raste evakuimi si dhe trajtoi si problemet më imediate : 1. Argjinaturat në Lumin Kir, në fshatin Bleran dhe Golem tek ish zona industriale. 2. Argjinatura ne NJA Bërdicë dhe Lagjen Bahçallek. 3. Argjinatura në fshatin Darragjat. 4. Ka patur mungesë të theksuar të energjisë elektrike në njësitë administrative Rrethina, Ana e Malit, Dajç, Shalë etj. Nga N/Prefektja e M.Madhe u raportua se në Bashkinë Koplik është tashmë problem shqetësues dëmtimi i dy urave në njësinë administrative Këlmend (fshatrat Kozhnje dhe Shehut të Sukës), si dhe bllokimi i kanaleve kulluese të cilët krijuan probleme në fshatrat Dober dhe Palvar për të cilat u morën masa nga Bashkia për stabilizimin e situatës. Nga Drejtori Rajonal i Bordit të Kullimit janë marrë të gjitha masat për monitorimin e situatës në të gjithë sistëmin e argjinaturave, përrenjve, lumenjve dhe mirëfunksionimin e hidrovorëve ne të gjithë territorin e Qarkut Shkodër. Ka aktivizuar rreth 7 eskavatorë dhe ka detyruar firmën për rindërhyrjen në forcimin e argjinaturës së Darragjatit e cila është dëmtuar nga prurjet e reshjeve të ditëve të fundit. Ka bashkëpunuar me Kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës për pastrimin e Perrojit të Glinës Nga Drejtoria e Autoritetit Verior, vazhdon aktualisht puna për monitorimin e të gjitha akseve nacionale në të gjithë zonën e veriut dhe po merren masat për nderhyrje në riparimin e segmentit rrugor në Qafë Qele, ne eleminimin e nje masivi guri ne segmentin rrugor të Tamares e cila është shkeputur nga mali dhe rrezikon bllokimin e ketij segmenti. Jane kontaktuar nga kjo drejtori të gjitha firmat kontraktuese që kanë në sipërmarrje akset nacionale dhe i është kërkuar grumbullimi i granilit dhe kripës në vendet ku rrezikohet nga ngricat. Nga H/C Vau Dejes, janë ngritur grupet e punës për të monitoruar situatën e baseneve dhe zonat e nënshkodrës për të parë mundësine e shkarkimeve të detyruara, këto grupë pune janë vënë në gadishmeri të plotë që në mesditen e sotme për të monitoruar situatën e prurjeve dhe të shkarkimeve të cilat kane filluar që në ditën e sotme të cilat jane në nivelin e 550m3/s. Vazhdon ndjekja dhe monitorimi i situastës së prurjeve të përrenjve dhe lumenjve si dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera për njoftimin përmanent në vazhdimësine e shkarkimeve që mund të behen gjatë këtyre ditëve Nga Komandanti i FNSH, janë marrëtë gjitha masat për vënien në dispozicion të strukturës së trajnuar prej 11 policësh për evakuim shpëtimin të cilët kanë në përdorim rreth 5 gomone të motorizuara me të gjitha mjetet speciale. Nga Drejtoria e Bujqësisë, janë krijuar grupet përkatëse dhe janë shpërndarë në terren për të evidentuar problematikat që mund të shfaqën në kanalet kulluese si dhe ju është bërë thirrje fermerëve për tu angazhuar në pastrimin e kamaleve të dyta dhe të treta me forcat e tyre Nga Prefekti në rolin e Kryetarit të KECQ u deleguan këto detyra dhe kërkohet mbështetj nga Ministria e Brëndshme për problemet e mëposhtëme: 1.      U kërkua nga strukturat e Drejtoriosë së H/C Vau Dejës transparencë e plotë për nivelin e shkarkimeve dhe kohen e njoftimit e cila duhet të bëhet jo vetem në institucionin e Prefektit por të njoftohen edhe drejtuesit e bashkive në formë zyrtare. 2.      Kërkoi nga Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit verifikimin dhe inspektimin në vend për ndërhyrje për riparimin e të gjitha problematikave të ngritura nga N/Kryetari i Bashkisë Shkodër. 3.      Kërkon mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave për mbështetjen më karburant për bashkinë Vau Dejës e cila po punon tashmë një jave në bashkëpunim me Bordin e Kullimit për riparminin e problematikës në Përroin e Klinës (Rreth 10 mijë litra karburant) si dhe shpëjtimin e procedurave për hapjen e fondeve për projektet e miratuara në riparimin e dy urave në NJA Kelmend. 4.      Kërkoi nga Autoriteti Verior dërgimin sa më shpejt të informacionit për të gjitha firmat e kontraktuara që kane në sipërmarrje akset nacionale si dhe shpëjtimin e punimeve për riparimin e segmentit në Qafe Qelë në rrethin Pukë. 5.      Kërkoi pranë Bashkisë Shkodër listën e objekteve për akomodimin e komunitetit që mund të evakuohet, kapacitetet e tyre dhe vendodhjen e tyre. 6.      Kërkoi nga strukturat e KESH dhe OST zgjidhjen e mundësive alternative për furnizimin me energji elektrike të H/Vorëve në rastet e ndërprerjes së energjesë elektrike   Nga Institucioni i Prefektit nëpërmjet KECQ të ngritur, vazhdojnë të merren të gjitha masat bashkëpunuese dhe kordinuese me të gjitha institucionet në juridikisionin e Qarkut për të ndjekur sistematikisht situatat e pritshme për përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjente për të cilat do ju informojmë në vazhdimësi.      

Takes -Forca e Arsimit

Në zbatim të Urdherit të Kryeministrit  për Inspektimin e Institucioneve Arsimore (kopshteve Publike dhe Private) ne zyren e Prefektit te Qarkut Shkoder diten e marte me date 01.11.2016 ne oren e 10:00 u organizua  takimi me grupin nderinstitucional ( Task Forcen ) Inspektimin e Institucioneve Arsimore (kopshteve Publike dhe Private) për Qarkun Shkoder:   Gjatë takimit u përcaktua grupi i punes i cili do të përbehet: 1. nga përfaqësuesi i Ministrise së Arsimit në cilësinë koordinatorit të Qarkut Shkoder 2.perfaqësuesi i Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkoder (Sekretari i Përgjithshem) 1.    Perfaqësues i  Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Zyrave arsimore (Puke dhe Malesi e Madhe) 2.    pefaqesues te Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Sherbimeve Shoqerore 3.    perfaqësues i drejtorise Rajonale  të Tatimeve 4.    perfaqësues i Drejtorise Vendore te Policise Shkoder 5.    perfaqësues i Dretorise se Shendetësise Shkoder 6.    perfaqësues i Inpektoriatit Shteteror Shendetsor Shkoder 7.    perfaqësues i njesive te vetqeverisjes vendore (bashkive), brenda territorit te tyre     Gjate takimit grupi i punes u njoh me detyrat, evidentimin e problemeve te konstatuara gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pregaditjen e informacionit dhe raportimin  për taske-forces kombetare të ngritur prane Ministrise se Arsimit.

Taske-Force "Roja e Gjelber"

Referuar Vendimit nr. 215- dt. 16,03,2016 te KM  “Per krijimin e Task-forces “Roja e gjelber” per marrjen e masave emergjente te mbrojtjes per parandalimin, pakesimin dhe riaftesimin nga çdo demtim te pyjeve publike dhe private, ne cilesine e bashkepunimit dhe koordinimit te puneve si Institucion i Prefektit Qarku Shkoder ne permbushje te organizimit te detyrave te grupeve te punes ne lidhje me :   1. Masat konkrete qe jane marre per ndalimin e prerjes abuzive te pyjeve.  2.Kontrollin e veprimtarise se subjekteve te kontraktuara nga bashkite, ne lidhje me plotesimin e nevojave te popullates me dru zjarri dhe shendetsimin e pyjeve, sipas Vendimit nr.438 date 8.6.2016  te Keshillit te Ministrave "Per kriteret dhe rregullat e shfrytezimit te pyjeve dhe te shitjes se materialit drusor e te prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore".Gjatë muajit Tetor në teritorin që ndodhet nën administrimin e Qarkut Shkodër, janë evidentuar 3 raste të prerjes së paligjëshme të pyjeve (përkatësisht 2 në rrethin e Pukës dhe 1 në rrethin Shkodër). Konkretisht veprat penale të evidentuara janë si më poshtë :   ü  Me dt.01.10.2016, është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Gj. Th, , pasi rreth orës 02.30., në rrugën e Prekalit, Shkodër, është kapur në flagrancë duke transportuar 5 m3, lëndë drusore, me automjetin tip “Ifa”, me targë SH 4076 E, pa dokumentcion.   ü  Me datë 13.10.2016, në kuadër të operacionit “Prerja e fundit”, janë ndaluar për vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal shtetasit Gj. M. F,  me detyre shef seksioni i pyjeve në Bashkine Puke,  A. S. H, i, me arsim të larte, me detyre specialist pyjesh prane Bashkise Puke, E. B. L, i, me detyre specialist i pyjeve në Bashkine Puke, sepse kane shpërdoruar detyrën duke autorizuar në menyre të paligjshme prerjen e nje siperfaqe prej tre mije metra katrore në ekonomine pyjore Krrab-Bushat, Pukë, administratorin e subjektit “Gjoka” shpk, shtetasin F. Z. Gj, Pukë, me arsim 8 klasë, i cili gjithashtu është ndalur për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", parashikuar nga neni 205 i K.Penal.   ü  Me datë 18.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, pa autor, sepse me datë 17.10.2016, ora 15.00, në vendin e quajtur Mali i Krrabit, njësia adminitrative Qelëz Bashkia Pukë, në mes të pyllit, është konstatuar një mjet Kamion tip Liaz MT4, me ngjyrë gri, pa targa, i braktisur, i ngarkuar me rreth 4 m3 dru zjarri, ahu. Në bashkinë Pukë raportohet se është sekuestruar dhe bllokuar një sasi prej 145.316 m 3 lendë drusore.për subjektet e kontrolluara nga bashkia Pukë në lidhje me furnizimin e komunitetit me lënde drusore nuk ka filluar  aktualisht ka përfunduar tenderimi i këtij sherbimi dhe pritet që të filloj shfrytezimi në bazë të VKM-së 438 datë 08.06.2016 dhe furnizimi me datë 01.11.2016.   Nga ana e grupeve të punës vazhdon kontrolli  në terren në zona të ndryshme të Qarkut  Shkodër, sipas planit të kontrollit të hartuar nga Inspektoriati Rajonal i Mjedisit dhe Pyjeve Shkodër.    
per muajin antitafikimin

rekrutimi i te rinjve ne FA

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë a) Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:     - Të jetë shtetas shqiptar.    - Të ketë figurë të pastër morale.    - Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.    - Të mos jetë në ndjekje penale.    - Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.    - Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata    - Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtari/detari aktiv, nuk duhet të ketë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.    - Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.    - Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse.    - Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.    - Duke filluar nga viti 2015, të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.   - Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat. b) Duke filluar nga viti 2015, për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP. Procedura e aplikimit për ushtar/detar a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.b) Aplikantët plotësojnë: -  formularin e aplikimit (shkarko formularin e aplikimit)-  formularin e pranimit të dokumentacionit (shkarko formularin e pranimit) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes. c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit (testimi fizik, intelektual dhe psikologjik) janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA. Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm a) Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, dokumentet e mëposhtme:     - Kërkesë më shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar(martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, sipas modelit bashkëlidhur këtij udhëzimi (formulari i aplikimit)     - Fotokopjen e kartës së identitetit    - Certifikatë familjare    - Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm    - Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar ose të arsimit të lartë të noterizuar dhe të vërtetuar nga drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit    - Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar.    - Dëshmi penaliteti.    - Vërtetim nga prokuroria.    - Vërtetim nga gjykata.    - Fletë të ekzaminimit mjekësor nga Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura në Komandën Mbështetëse. b) Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji, kanë dokumentacionin konform kërkesave dhe janë vlerësuar të aftë nga ana shëndetësore, regjistrohen në QPR sipas rregullave të përcaktuara dhe marrin njoftim mbi pranimin si kandidat.c) Qendra e Personel Rekrutimit, vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët, të cilët janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore. Venddislokimi i Qendrës së Personel Rekrutimit, Tiranë: Adresa: Rruga e Dibrës, Tiranë (në ambientet e garnizonit “Skënderbej”) 08:00-16:00 Tel: 042 348 588 Cel: 0698801195 08:00-16:30
Takim i dates 09.05.2016 takim i dates 10.05.2016 takim i dates 25.04.2016 Mbi takimin e dates 15.04.2016 Takimi i dates 18.04.2016 PREFEKTI: BASHKIA TEJKALOI AFATIN PËR MIRATIMIN E BUXHETIT PREFEKTI LETËR KRYEMINISTRIT PËR TOKAT NË MALËSINË E MADHE PREFEKTI PROPOZON ZGJIDHJE PËR PROBLEMIN E PRONËSISË SË TOKAVE SHKODËR, më, 25.09.2015 Takim i dates Shkodër, më, 23.09.2015 Takim i dates 16.04.2015 Takimi i dates 10.03.2015 Takim i dates Shkodër 25.02.2015 Takim i dates 20.01.2015 të delegacionit të shtetit të Belgjikës

Main Menu

Login Form